Shprehu mbështetjen për Salman Rushdie, shkrimtarja e Harry Potter kërcënohet me vdekje

15 Gusht 2022, 14:00 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Shprehu mbështetjen për Salman Rushdie, shkrimtarja e Harry Potter

Shkrimtarja po bashkëpunon me policinë pasi mori një kërcënim me vdekje për mbështetjen e saj për Sir Salman Rushdie. Pasi dëgjoi për sulmin ndaj Sir Salman në shtetin e Nju Jorkut , Roëling reagoi duke dënuar sulmin ndaj shkrimtarit.

Dikush u përgjigj: "Mos u shqetëso, ti je e radhës".

Autorja e  Harry Potter u bëri thirrje autoriteteve të Twitter-it lidhur me komentin me karakter fyes, duke pyetur: "A ka ndonjë shans për mbështetje?"

Në një përditësim të mëvonshëm, ajo shtoi: "Për të gjithë që dërgojnë mesazhe mbështetëse: Faleminderit. Policia është e përfshirë (tashmë ishte e përfshirë në kërcënime të tjera).

Rowling, e cila ka shprehur mbështetjen e saj për hapësirat vetëm për femra, është akuzuar për transfobi, të cilën ajo e mohon.

Adresa e saj u bë publike nga aktivistët pasi ajo "foli për të drejtat e grave të bazuara në seks", zbuloi ajo nëntorin e kaluar .

Në të njëjtën kohë, ajo tha se kishte marrë aq shumë kërcënime me vdekje.

Warner Bros së fundmi mbrojti autoren, duke kundërshtuar një vendim për të ndaluar Sky News të bënte pyetje rreth saj në një ngjarje në Warner Studios Tour.

 

Po ndodh...

ide