Të famshëm në kinematografinë turke/ Ja disa prej aktorëve me origjinë shqiptare

Ata janë ndër aktorët më të pëlqyer në Turqi, por a e dini se disa prej tyre kanë origjinë shqiptare.
1. Baris Arduc
Omeri i “Dashuri me qira”, edhe pse ka lindur në Zvicër, ka origjinë shqiptare. Madje, aktori di gjithashtu të flasë shqip.

2. Kivanc Tatlitug
Ylli i serialeve turke ka pranuar në një intervistë se ka origjinë shqiptare. Ai konsiderohet si Brad Pitt i Turqisë.

3. Deniz Barut
Aktorja ka zbuluar prejardhjen e saj shqiptare nëpërmjet një urimi që i ka bërë babait. “I dashur baba, i forti baba, sot është ditëlindja jote. Së bashku, edhe shumë vite të lumtura. Ti bëhu shumë i fortë dhe qëndro gjithmonë pranë nesh. Shqiptari inatçor, të dua babi”, ka qenë urimi i aktores.

4. Halit Ergenc
Ai njihet nga të gjithë si Sulejmani i Madhërishëm. “Më duhet të them se të parët e mi nga ana e mamasë në Periudhën Osmane kanë ardhur në Turqi, pra babai i gjyshit të saj ka qenë shqiptar. Mund të them me plot gojën se në damarët e mi ka gjak shqiptari” ka thënë aktori në një intervistë.

5.Engin Altan Duzyatan, aktori i cili u bë i famshëm me rolin e Erugrulit është me prejardhje shqiptare. Këtë ai e ka deklaruar për mediat turke pak kohë më parë duke gëzuar kështu fansat shqiptarë.

6.Një tjetër aktor që luan në serialin “Ertugrul” është me origjinë shqiptare dhe ai është Bamsi. Aktori Nuretin Sonmez ka pranuar në një intervistë origjinën e tij shqiptare./Alfapress.al

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
