
“Të kam xhan, je shumë e mirë”/ Hati ‘hakmerret’ ndaj Rezart Veleshnjës, i nxjerr mesazhet që i ka

Artisti Feronit Shabani, i njohur ndryshe si Fero, u fut mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova”, ku gjatë një konference iu përgjigj të gjitha pyetjeve që kishin banorët.
Një prej pyetjeve që mori Fero ishte nga aktori Rezart Veleshnja dhe kishte të bënte me Hatixhe Stojkun, ose e njohur ndryshe si Hati, një vajzë myslimane e mbuluar me shami, e cila reklamon jetën e luksit në rrjetet sociale, të përfituar nga partneri i saj.
“Çfarë mendimi ke për Hatin, vajza e mbuluar me shami që del në internet dhe këndon këngë me tekste që t’i e di shumë mirë si janë, unë për vete jam praktikant dhe nuk e pranoj?” – ishte pyetja e Rezart Veleshnjës.
“Me të tregu drejt i kam parë disa gjeste të pa hijshme po unë s’kam çfarë me paragjyku atë. Ajo është një vajzë e mbuluar edhe është e vështirë mbulesa në ditët e sotme. Nëse ka gabime, se unë as nuk dua t’ia shoh gabimet as asaj e as juve, thjesht mirë është mos të paragjykojmë. Secili e ka për vete atë që bën.”, – iu përgjigj Fero.
Kaq ka mjaftuar që Hati të lëshojë disa ironi gjatë ditës së sotme drejt Rezart Veleshnjës, teksa në një postim të fundit ajo ka publikuar edhe mesazhet e dërguara nga aktori.
Nga mesazhet kuptohet se Rezarti ka pas tjetër mendim për Hatin, nga mendimi që shprehu mbrëmjen e djeshme në BBVK.
Teksa i kërkon që ajo të mbyllë komentet në rrjetet sociale, Rezart Veleshnja i drejtohet Hatit me fjalët “Unë të kam xhan se je shumë e mirë dhe fëmijënore akoma dhe e sinqertë”.
@__hatiii A je tu kuptu? kshu e dun disa veta pZ #fyp #foryoupage #viral #funny #funnymoments #justforfun #tiktokdrama #dramaqueen #albaniangirl # ♬ original sound – KQIYOMI

"Do të jetë varri yt", ja pse Rama më ka bllokuar në telefon!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128