“Ti e besove vetë se unë u bëra xheloze”/ Egli debaton me Gjestin për Loredanën: U bëre pishman që nuk e…

7 Shkurt 2025, 17:02 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“Ti e besove vetë se unë u bëra xheloze”/ Egli

Egli dhe Gjesti kanë patur një debat ditën e sotme me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Këngëtari mendon se ajo i ka prishur lojën me Loredanën, planet që ata bënë bashkë gjatë një feste.

Nga ana tjetër, Egli shprehet se ajo ka aktruar dhe i ka mbajtur lojën Gjestit. Sipas saj, ai ka menduar me të vërtetë se ajo u bë xheloze për të.

“Lëre tani se u bëre pishman që s’e vazhdove dhe do të ma ngecësh mua”, i tha Egli.

Ndërkohë Gjesti i kthehet: O tri hipoteza kam dashur të bëj me atë lojë, të bëja Valbonën…, mos më bëj të flas tani”, duke u kujdesur që të mos i tregojë planet e tij.

Gjesti: Në atë minutë që reagoi kjo ma prishi mua komplet

Egli: Ti besove për vete se unë u bëra xheloze, ça të prisha unë

Gjesti: Po nuk është dashur

Egli: E besove ti, jo më Lori, që ishe duke më shkelur syrin e prapë besove. E kur shkova të ulesha te shkallët më the hajde këtu se dua të rri me ty, nuk dua ta bëj këtë gjë. Lëre tani se u bëre pishman që s’e vazhdove dhe do të ma ngecësh mua

Gjesti: Mirë se të duash.

Egli: Lojën e ke patur të hapur, vetëm të kam ndihmuar

Gjesti: O tri hipoteza kam dashur të bëj me atë lojë, të bëja Valbonën…, mos më bëj të flas tani

Egli: Unë ta mbajta lojën, unë nisa dhe aktrova po ti s’më ke kuptuar

Gjesti: Ajo e mendoi se unë po luaja me ty

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128