U arrestua në aeroportin e Stambollit me drogë? Stilisti Valdrin Sahiti mohon lajmin, nxjerr foto nga Dubai

Ditën e sotme mediat kosovare raportuan lajmin se stilisiti i njohur shqiptar Valdrin Sahiti u arrestua në Aeroportin e Stambollit pasi dyshohet se u kap me drogë.
Kosova News, informoi se stilisti akuzohet për veprën penale, blerje dhe posedim të dograve e stimuluesve dhe se autoritetet kosovare janë informuar nga policia turke për arrestimin e tij.
Sipas medias, ky i fundit është kapur në aeroport me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika e Kosovës dhe ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit.
Por pas dyshimeve të policisë turke, ai është kontrolluar dhe iu është gjetur drogë.
Megjithatë, në postimet në dy adresat zyrtare të Instagram të Valdrin Sahitit janë publikuar foto e video të tij nga Dubai. Stilisti është pajisur me pasaportë diplomatike në vitin 2020 me rekomandim të ish-ministres së jashtme të Kosovës Melisa Haradinaj.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

