“Unë e urtë, ndërsa ai…/ Silva Gunbardhi rrëfen marrëdhënien me Dafin: Çdo çift ka përballje, por ai është ende drita në sytë e mi

“Dy të kundërta që tërhiqen”, kështu e përshkruan vetë Silva Gunbardhi romancën e saj me bashkëshortin, Dafin. Ajo një vajzë e qetë, e arsimuar dhe me një profil të rezervuar, ndërsa ai, një djalë çapkën dhe “gango” komplet i kundërt me të.
“Një grua e dashuruar është ajo që harron të gjitha ëndrrat dhe fantazitë fëmijërore dhe e pranon atë që ka përballë ashtu siç është. Kur jam lidhur unë me Dafin shumica e njerëzve janë çuditur, sepse unë isha një vajzë e urtë me shkollë dhe me të gjitha të mirat, kurse përpara kisha një çun gango, komplet e kundërta ime,” u shpreh Silva.
Pavarësisht sfidave të jetës së përditshme dhe përballjeve të pashmangshme në çdo marrëdhënie, këngëtarja rrëfen se ajo dhe Dafi kanë ruajtur të njëjtën dashuri që nga dita e parë.
“Çdo ditë që e shoh, më ndriçojnë sytë. Ai është ende drita në sytë e mi. Parukierja ime më thoshte ‘maksimumi me këtë ti Silva gjashtë muaj shkon’, epo kanë kaluar 12 vjet! Përditë e shoh, pavarësisht përballjeve që kemi se çdo çift ka përballjet e veta dhe vështirësitë e jetesës së përditshme, çdo ditë që e shoh, e shoh në dritë të syrit. Më ndriçojnë sytë kur e shikoj atë”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

