Situatë e trazuar te Partizani/ Merkato me shumë largime, nga drejtori sportiv te titullarët

25 July 2026, 15:42 / SPORT ALFA PRESS
Situatë e trazuar te Partizani/ Merkato me shumë largime, nga drejtori

Ndryshimet te Partizani nuk kanë përfshirë vetëm futbollistët. Vetëm pak javë përpara se merkato të hynte në fazën më intensive, klubi u përball edhe me largimin e drejtorit sportiv Agim Ibraimi. Ish-futbollisti, i cili ishte prezantuar me shumë bujë nga presidenti Gazment Demi më 9 janar, dha dorëheqjen pas një eksperience që zgjati vetëm disa muaj.

 
Edhe pse ishte i pranishëm në nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri, situata ndryshoi shpejt dhe Ibraimi vendosi të mbyllte bashkëpunimin me të kuqtë. Largimi i tij erdhi në një moment delikat, kur Partizani pritej të hynte fuqishëm në merkato për të rindërtuar skuadrën pas sezonit zhgënjyes, në të cilin mbeti jashtë Kupave të Europës për herë të parë pas 11 vitesh. Deri tani, klubi ende nuk ka zyrtarizuar afrime, ndërsa merkato është karakterizuar më shumë nga largimet sesa nga përforcimet. Kjo situatë e bën edhe më të rëndësishëm rolin e trajnerit Florin Bratu, i cili po vlerëson grupin përpara se të vendosen hapat e ardhshëm në merkato.

LARGIME TË TJERA- Qaka nuk është i vetmi emër që i ka dhënë fund aventurës me Partizanin. Në listën e largimeve bën pjesë edhe Laorent Shabani, një tjetër afrim i merkatos së janarit që nuk arriti të fitonte hapësirat e dëshiruara. Sulmuesi u aktivizua në vetëm 10 ndeshje, duke regjistruar 329 minuta në fushë. Edhe pse dha dy asistime, ai nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës dhe nuk bindi drejtuesit teknikë për të qenë pjesë e projektit të ri. Ndërkohë, një tjetër largim i rëndësishëm ishte ai i Vusal Isgandarlit. Futbollisti azerbajxhanas u transferua te Malisheva dhe, në një intervistë për mediat në vendlindje, shpjegoi se ndarja me Partizanin ishte rezultat i një marrëveshjeje të përbashkët.

Po ndodh...

ide