Aktori më i mirë/ Ndahen çmimet e Festivalit Teatror “Hapat”

14 Dhjetor 2022, 14:40 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Aktori më i mirë/ Ndahen çmimet e Festivalit Teatror

Ndahen çmimet e Festivalit Teatror “Hapat”, i mundësuar nga Fondi i Teatrit për të Rinj, i Ministrisë së Kulturës.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në një njoftim për rrjete sociale, tha se përzgjedhja u bë mes talenteve të të gjitha qyteteve të vendit.

Mes aq shumë talentesh që mbushën teatrot jo vetëm në Tiranë, por edhe të tjera qytete të Shqipërisë, u zgjodhën më të mirët.
Aktori i ri më i mirë u zgjodh Urim Aliaj për interpretimin në shfaqjen “Koloneli Zog”, ndërsa aktorja më e mirë, Algiona Aga, për interpretimin në shfaqjen “Koncerti”.

Çmimin për regjinë më të mirë e mori Ina Morinaj për shfaqjen “Muji dhe Halili”, ndërsa si shfaqja më e mirë, u vlerësua “Kjo rinia jonë” me regji të Silvio Goskova.

14 shfaqjet teatrore që u realizuan nga ky fond u finalizuan me pjesëmarrjen në festivalin “Hapat” që u zhvillua nga data 30 nëntor deri më 13 dhjetor.

 

     
 

Po ndodh...

ide