E pazakontë/ Shkrimtarja Vorpsi tregon nga krevati se çfarë e kthen në Shqipëri

20 Prill 2023, 10:51 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

E pazakontë/ Shkrimtarja Vorpsi tregon nga krevati se çfarë e

Ndryshe nga se jemi mësuar, shkrimtarja dhe artistja Ornela Vorpsi ka rrëfyer mbi jetën e saj dhe punën nga krevati i një hoteli. Intervista e dhënë në rubrikën “Një Grusht Librash” nga Beti Njuma në RTV, tregoi se në Shqipëri atë e kthen malli, fëmijëria. Në rrjetet sociale Vorpsi ruan privatësi, pasi më e rëndësishme për të është puna dhe rrjetet sociale i shfrytëzon vetëm për punën dhe ekspozitat

"Edhe në rrjetet sociale ruaj privatësi, me rëndësi është puna dhe rrjetet sociale i shfrytëzoj vetëm për punën dhe ekspozitat dhe për mua kjo mjafton. Atë çfarë ka dëshirë të tregojë njeriu aty e të tregojë dimensionin e vetes. Unë kam zgjedhur të tregoj dimensionin e punës. Këtu kam lindur dhe rritur, jam thellësisht shqiptare edhe pse kam përfaqësuar kulturën franceze e italiane. Në shqipëri më kthen  malli, fëmijëria, e cila ngelet një dimension që nuk e jeton më, atë e lë pas. Kjo fëmijëri më sjell këtu, ajo Tirana e vjetër"- shprehet Vorpsi.

 

Po ndodh...