“Një tomografi e politikës shqiptare”/ Autori Zef Ndrekaj, sjell për lexuesin nje analizë të detajuar të situatës në vend

Botimi i autorit Zef Ndrekaj “Një Tomografi e Politikës Shqiptare”, bëri bashkë në Muzeun Historik në Tiranë, shkrimtarë, intelektualë, autorë e gazetarë.
Tomografia e Ndrekës sjell për lexuesin një analizë të detajuar për dy vitet e fundit të situatës politike në vend, kryesisht në Partinë Demokratike .
Zef Ndreka: Të them të vërtetën unë s’e kisha menduar të botoja libër veçanërisht që lidhet me politikën, por nisur nga shqetësimet, gjithë situate politike, veçanërisht nga politika e ngjeshur e dy viteve të fundit. Pas 25 prillit, kur u bën zgjedhjet, kur u tjetërsua vota, si gjithmonë në Shqipëri. Pastaj ndodhi që SHBA-të shpallën non grata ish-liderin e partisë DEmokratike, për arsye që ata i listuan. Situata Politike u ashpërsua, derisa përfundoi me 8 janarin, që ishte ngjarja më skandaloze, më e paparë askund në botë.
Duke sjellë këndvështrimin e tij objektiv si i papërfshirë me palët, Ndreka e sheh situatën si rezultat i kapjes së politikës në mbi 30 vitet e demokracisë në Shqipëri.
Zef Ndreka: Kapja e politikës nga klasa 30 vjeçare. E gjitha e ka kapur politikën. Ato nuk kanë problem kush e fiton, e majta e djathta. Unë që e shoh nga Gjermania dhe bëj një analizë më të ftohtë, jo me shumë emocion siç janë militantët e partive. Unë i shoh si një. Janë një. Këta nuk janë asgjë tjetër për mendimin tim, përveçse litarët e tejzgjatur të komunizmit, në forma të ndryshme.
Për publicistin Preç Zogaj, botimi sjell pasqyrimin e situatës në Partinë Demokratike në dinamikë.
Preç Zogaj: Autori ka bërë analizë, pasqyrim të ngjarjeve që kanë ndodhur ditë për ditë. Duke qenë ai vetë (Zefi), një intelektual, me orientim të qartë euro-atlantist, kjo është dhe zgjidhja në fund të fundit, që e djathta shqiptare, PArtia DEmokratike Shqiptare duhet të bashkohet, për të qenë siç ka lindur, alternativa kryesore e një Shqipërie perëndimor, euro-atlantiste, në marrëdhënie të ngushta me SHBA-në. Kjo kërkon, që jo vetëm ne të duam të jemi miq me SHBA-në, por SHBA-ja të na njohë si miq të vetë.
Nga ana tjetër, autori Ndreka tregon se ky botim, do e shtyjë për të vijuar publikimin e analizave të tij edhe në të ardhmen.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
