OBSH: COVID-19 po kthehet në një virus të njëjtë me gripin

17 Mars 2023, 16:11 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

OBSH: COVID-19 po kthehet në një virus të njëjtë me

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se situata e pandëmisë COVID-19 gjatë këtij viti është përmirësuar shumë, por nuk përjashtohet mundësia se virusi famëkeq mund të kërcënojë sërish përmes gripit sezonal. OBSH shprehu besimin se gjatë vitit 2023 mund të përmbyllet faza pandemike e virusit.

Fundjavën e kaluar u mbushën tre vjet që kur agjencia shëndetësore e OKB-së e përshkroi për herë të parë situatën si një pandemi megjithëse shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus këmbëngul se vendet duhet të kishin ndërmarrë veprime disa javë më parë, shkruajnë mediat e huaja. 

“Mendoj se po arrijmë në atë pikë ku mund ta shikojmë Covid-19 në të njëjtën mënyrë si gripin sezonal. Një kërcënim për shëndetin, një virus që do të vazhdojë të vrasë. Por një virus që nuk po prish shoqërinë tonë ose nuk po prish sistemet tona spitalore dhe besoj se do të vijë, siç tha Tedros, këtë vit”, tha drejtori i urgjencave të OBSH-së, Michael Ryan.

Shefi i OBSH tha se bota ishte në një pozitë shumë më të mirë tani sesa ka qenë në çdo kohë gjatë pandemisë.

“Kam besim se këtë vit do të jemi në gjendje të themi se Covid-19 ka përfunduar si një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar (PHEIC). Ne shpallëm një emergjencë globale shëndetësore për të nxitur vendet të ndërmarrin veprime vendimtare, por jo të gjitha vendet e bënë. Tre vjet më vonë, ka pothuajse shtatë milionë vdekje të raportuara nga Covid-19, megjithëse ne e dimë se numri aktual i vdekjeve është shumë më i lartë”, tha ai.

Ai ishte i kënaqur që për herë të parë, numri javor i vdekjeve të raportuara gjatë katër javëve të fundit ka qenë më i ulët se që nga alarmi që u dha për përhapjen e pandemisë COVID-19. 

Por ai tha se më shumë se 5,000 vdekje të raportuara në javë ishin 5,000 shumë për një sëmundje që mund të parandalohet dhe trajtohet.

Po ndodh...