Qytetarët bëjnë analizat në privat, poliklinika e Elbasanit nuk përmbush...

16 Mars 2023, 20:48 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Qytetarët bëjnë analizat në privat, poliklinika e Elbasanit

“Në laboratorin qendrorë të Elbasanit qytetarët nuk mund të kryejnë analizat e nevojshme deri në datën 3 Prill. Mësohet se shkaktar është bërë përfundimi i fondit i cili nuk është rinovuar ende”

Marrëveshja e Ministrisë së Shëndetësisë me koncesionarin që kryen analizat mjekësore ka një numër të përcaktuar analizash. Në 2 javët e para të Marsit, në poliklinikën e Elbasanit janë ezauruar të gjithë kuotat për kryerjen e analizave për këtë muaj. Në këto kushte, për gjysmën tjetër të muajit qytetarët duhet ti drejtohen privatit, por sipas tyre kostot janë të papërballueshme.

Mungesa e materialeve në laboratore ka shkaktuar radha të gjata të qytetarëve që presin për të kryer analizat.

Rastet kur analizat kryhen janë ato emergjente apo të pacientëve të shtruar në spital. Me ardhjen e muajit prill, pritet që të aktivizohen kuotat e reja për kryerjen e analizave mjekësore për qytetarët.

Për këtë situatë, drejtuesit e poliklinikës në Elbasan refuzuan të flisnin për këtë situatë të krijuar, që sipas qytetarëve ndodh thuajse çdo muaj të vitit.

Sigurimet shëndetësore që paguajnë qytetarët për të marrë shërbim duket se shkojnë tek koncesionari privat, i cili nuk mbulon të gjithë ditët e muajit në shërbim të kërkesave të qytetarëve për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore. /EuroNews

ide