Rasti i rrallë në Angli/ Kardiokirurgu: Kemi një pacient shqiptar me zemrën në krah të djathtë, organet e barkut i ka në të majtë

17 Mars 2023, 15:14 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Rasti i rrallë në Angli/ Kardiokirurgu: Kemi një pacient shqiptar

Një 29-vjeçar shqiptar në Londër pas disa ekzaminimeve shëndetësore ka rezultuar me zemër të pozicionuar në krahun e djathtë. Për kardiokirurgun shqiptar Kristo Papa ky rast është thuajse unik në botë, pasi krahas zemrës dhe organet e tjera të pacientit janë të vendosura në të kundërt.

Në intervistën për gazetaren e Report Tv Enxhi Musaj, kardiokirurgu që po ndjek rastin në Londër tha se zemra e pacientit ka përmasa jo të zakonshme.

Pacienti 29 vjeç erdhi për arsye ekonomike në Angli. Pata fatin ta vizitoj se kishte shqetësime dhe vura re që kishim të bënim me rast të rrallë, kishte zemrën të pozicionuar në anën e djathtë të kraharorit. Ne kemi një pacient që ka zemrën në krahun e djathtë dhe të gjithë organet e barkut i ka në pjesën e majtë. Zemra ka përmasat 44 milimetra", tha mjeku.

Pavarësisht se për momentin 29-vjeçari është në gjendje të mire shëndetësore, për kardiokirurgun pacienti në të ardhmen  mund te ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, deri edhe në transplant të zemrës. Kardiokirurgu Papa shprehet se do ta ndjekë në vazhdimësi gjendjen e pacientit dhe është propozuar që të trajtohet falas rasti në fjalë.

Në literaturë është shumë e rrallë dhe në spitalin në Angli, mund ta ndjekim si rast se në të ardhmen, pacienti mund të ketë nevojë për shërbime mjekësore. Shpesh për kardiologun është sfidë ndërsa pacienti mund të ketë nevojë për ndërhyrë kirurgjikale. Mund të jetë i domosdoshëm transplanti i zemrës. Ne propozuam që të ndiqet falas. Jemi të gatshëm që ta ndihmojmë”, tha mjeku.

I pyetur nëse organet kanë funksionim normal, mjeku u shpreh: “Duhet të bëjmë analizat për të mësuar funksionalitetin dhe të marrim vendim se cila do të jetë terapia për pacientin.”

 

Po ndodh...