Fushë Arrëzi goditet nga breshëri, thyhen xhamat e automjeteve dhe dëmtohen të mbjellat

24 Qershor 2023, 11:38 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Fushë Arrëzi goditet nga breshëri, thyhen xhamat e automjeteve

Edhe pse jo e zakontë për stinën ku ndodhemi, Fushë-Arrëzi është “goditur” nga breshëri, i cili nuk kurseu të mbjellat një ditë më parë.

Në Fierzë, në fshatrat Aprrip Guri, Bugjon dhe Iballë për shkak të stuhisë është janë shkatërruar të mbjellat.

Dëme të konsiderueshme gjithashtu raportohen në çatitë e banesave. Për shkak të breshërit janë dëmtuar edhe makinat pasi i janë thyer xhamat.

Bashkia Fushë-Arrëz, bashkë me Zyrën e Emergjencave Civile, Stafin e saj në bashkëpunim me Njësitë Administrative, kryetarët e fshatrave, po bëjnë të mundur evidentimin e dëmeve që janë krijuar nga kjo situatë e pazakontë natyrore në mënyrë që t’ju vijmë në ndihmë për të përballuar këto dëme.

 

Po ndodh...

ide