Eros Grezda diskuton detajet finale me Partizanin, një titullar i “demave” drejt… Kinës

Partizani dhe Eros Grezda po diskutojnë detajet e fundit, përpara se të firmosin kontratën, që e lidh 28-vjeçarin me “demat” të paktën për sezonin e ardhshëm. Burime nga klubi i kuq bëjnë me dije se palët kanë arritur një akord paraprak.
Sulmuesi anësor u bë baba i një djali para pak ditësh dhe ka vendosur që ta vijojë karrierën në kryeqytet, pranë familjes së tij.
Për të kishte interes edhe Tirana, por njohja me Zoran Zekiçin dhe suksesi që ka arritur me këtë trajner te skuadra e Osijek në sezonin 2017-2018 bëri që marrëveshja të shkojë në rrugën e duhur. Ka qenë vetë Zekiç ai që ka nisur tratativat, duke telefonuar Grezdën.
Ndërkohë, ka të reja edhe në dalje te të kuqtë. Andi Hadroj, i cili në fakt pritet të rinovojë në këto ditë, ka interes nga Kina. Një skuadër nga Azia e largët është gati ta blejë 24-vjeçarin. Opsion mbetet edhe Turqia./Panorama Sport.
-
Messi zbulon të ardhmen pas përfundimit të karrierës
14 Qershor, 21:40 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


