3 gola në transfertë, Arsenal thyen Brighton
6 Prill 2024, 20:54 / SPORT

Arsenali mundi 0-3 Brighton, duke shkuar në kuotën e 71-pikëve, në krye të klasifikimit. Mysafirët fituan penallti, pas një rrëzimi në zonë të Gabriel Jesus. Nga pika e bardhë u tregua i saktë Saka, i cili ndezi festën e tifozëve në shkallët e stadiumit. Goli i dytë i skuadrës së Artetës erdhi në minutën e 62-të. Pas një aksioni të bukur me disa pasime, finalizoi si duhet Kay Havertz. Gooner thelluan shifrat me golin e Trossard në fund. Me këtë rezultat, Brighton e sheh veten në mesin e tabelës.
Premier League zbret nesër në fushë, me ndeshje mjaft interesante. United pret Liverpool në shtëpi, ndërsa Chelsea sfidon Sheffield në transfertë. Tottenham ka një takim të lehtë në letër, ndaj Nottingham.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

