Arbitra të FIFA-s për derbin e 172-të, ja kush do e gjykojë takimin Tirana-Partizani
3 Dhjetor 2023, 10:06 / SPORT

Derbi i 172-të i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, do të luhet sot në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”.
Organizator i këtij derbi është Tirana, ndërkohë dihet që në fazën e parë dueli i fitua nga Partizani në shifrat 2-1. Ndërkohë janë mësuar edhe gjyqtarët të cilët do të mbajnë drejtësi në këtë takim.
FSHF ka vendosur që këtë takim do ta drejtojnë një treshe arbitrash me stemën e FIFA-s, të cilët janë ndër më të mirët dhe me përvojë në futbollin shqiptar.
Kryesori i takimit është vendosur Juxhin Xhaja, i cili do të ndihmohet nga dy asistentët e tij, Rejdi Avdo dhe Dorjado Myftari. Gjyqtar i katërt do të jetë Ardian Beqiri, në VAR do të jetë Kreshnik Bajramaj.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
