Arda Guler i pakënaqur me minutazhin te Real Madrid, mendon largimin gjatë verës
27 Shkurt 2025, 18:35 / SPORT

Arda Guler ka njoftuar presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, se në verë dëshiron largimin.
Ai e ka bërë të qartë se nuk po kërkon për huazim, por për shitje përfundimtare nga klubi madrilen. Ai është i zhgënjyer dhe, madje, i befasuar, me mungesën e minutazhit nga trajneri Carlo Ancelotti.
20-vjeçari ka treguar cilësitë e tij në Kupën e Mbretit së fundmi, por deri tani tekniku italian nuk i ka dhënë hapësirat që priste.
Ancelotti ka deklaruar vazhdimisht se Guler ka nevojë për kohë që të rritet, por duket se turku nuk ka kohë për të pritur. Klubi i interesuar për të raportohet se është Bayern.
Guler aktualisht vlen 50 mln euro, shifër të cilën Bayern është i gatshëm ta paguajë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


