Arritjet e paprecedenta, Haland vendos rekord unik në Ligën e Kampioneve

Erling Haaland ka bërë historinë në Ligën e Kampionëve, duke u bërë lojtari i parë që shënon në pesë ndeshje radhazi për tre ekipe të ndryshme.Sulmuesit të Manchester Cityt i janë dashur vetëm 29 minuta për të gjetur rrjetën kundër ish-klubit të tij Borussia Dortmund, duke shënuar golin e tij të 18-të në të gjitha garat këtë sezon.
Me këtë arritje, shtatlarti norvegjez po forcon statusin e tij si një nga sulmuesit më të frikshëm në historinë e futbollit evropian. Seria e realizimeve të 25-vjeçarit filloi në raundet e “play-off”-it të sezonit të kaluar me një gol kundër Real Madridit dhe që atëherë ka vazhduar duke realizuar kundër kundërshtarëve kryesorë, duke përfshirë Napolin, Monakon, Vilarealin dhe tani Borusias së Dortmundit.
Haland më parë ka arritur pesë ndeshje shënimi në Ligën e Kampionëve si me RB Salsburg, ashtu edhe kur ishte pjesë e skuadrës gjermane nga Dortmundi, duke lënë pas edhe arritjet e portugezit Kristiano Ronaldo. Ai që në fakt nuk ia doli kurrë ta bënte këtë me Mançester Junaitid, Real Madrid ose Juventus. Ndër të tjera nuk duhet harruar se Haland kryeson sulmin e Sitit këtë sezon, kur ka arritur për të shënuar plot 18 gola në vetëm 14 ndeshje.
Për më tepër, në total, Haland ka arritur shifrën e 54 golave në vetëm 52 ndeshje të Champions League, duke thyer rekorde që as CR7, apo Lionel Mesi nuk i arritën dot. Po çfarë do të thotë ky record i fundit për norvegjezin? Thjesht që Haland është tashmë golashënuesi më i shpejtë që ka kaluar kuotën e 50 golave në Champions League, duke e arritur këtë në më pak se 50 ndeshje.
Ai ka treguar vazhdimësi të jashtëzakonshme në tre kampionate të ndryshme: Austri, Gjermani dhe Angli. Ky rekord e vendos atë në një nivel të veçantë, duke e bërë një nga kandidatët kryesorë për të thyer rekorde afatgjata, sidomos sa i takon kompeticionit më madhor evropian për klube, që është pikërisht Liga e Kampioneve.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


