Arsenal në krye të Premier League, Xhaka lë shenjë në derbin kundër Tottenham

Arsenal nuk di të ndalet dhe këtë e konfirmoi në derbin kundër Tottenham.
Të shtunën, në stadiumin “Emirates”, Topçinjtë triumfuan me rezultatin 3:1.
Skuadra e Mikel Artetas kaloi në epërsi në minutën e 20-të me një supergol të Thomas Partey.
Por Tottemham reagoi me Harry Kane, i cili konvertoi në gol penalltinë e fituar nga Richarlison në minutën e 30-të.
Në fraksionin e dytë, Gabriel Jesus mendoi t’ia rikthejë epërsinë Arsenalit.
Tottenhamit iu vështirësuan punët pas daljes me të kuq të mbrojtësit Emerson Royal në minutën e 62’
Këtë disfavor e shfrytëzoi mjaft mirë Arsenal, i cili shënoi edhe golin e tretë me Granit Xhakën.
Shqiptari i Kosovës depërtoi bukur në zonë dhe kështu vulosi në 3:1 fitoren e skuadrës së tij.
Pas tetë javësh, skuadra e Arsenal renditet në krye të Premier Ligës me 21 pikë, ndërsa Tottenham mban vendin e tretë me 17 pikë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

