
Barcelona/ Kapiten për herë të parë, Gavi: Jam i lumtur, ëndërr e bërë realitet

28 Mars 2025, 14:15 / SPORT
Pasi mori shiritin e kapitenit për herë të parë te Barcelona, Gavi u shpreh i lumtur, në një intervistë të dhënë për mediat.
“Jam krenar, është një ëndërr për mua të marr shiritin e kapitenit te Barcelona. Në fund të fundit, kam qenë tifoz i Barcelonës që kur isha i vogël, pasi gjithmonë kam qenë këtu në klub. Jam shumë i lumtur që mbaj shiritin e kapitenit dhe gjithashtu falënderoj Pedrin”, tha Gavi.
20-vjeçari ka luajtur 16 ndeshje në këtë sezon, ku ka dhuruar edhe një asist. Spanjolli luajti 90 minuta ndaj Osassunas, të enjten.

Sondazhet dhe e vërteta!
Nga Alban Daci
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128