Barcelona zgjedh portierin, Szczesny vishet katalanas
1 Tetor 2024, 21:17 / SPORT

Wojciech Szczesny nesër do të hedhë firmën në kontratën e tij të fundit në karrierë, atë me Barcelonën. Dëmtimi i portierit Ter Stegen i ka dhënë një shans polakut për të veshur fanellën e katalanasve.
34-vjeçari sot kreu vizitat mjekësore, ndërsa sonte është parë në Camp Nou duke mbështetur skuadrën në sfidën ndaj Young Boys.
Szczesny nuk do të jetë menjëherë titullar në Camp Nou. Ai ka nevojë për 3-4 javë kohë për rikuperim, sepse ka disa kohë që nuk stërvitet me një skuadër.
Kujtojmë që portieri në gusht të këtij viti njoftoi tërheqjen nga futbolli nëpërmjet një letre të gjatë, por ka bërë prapakthehu duke pranuar ofertën e Barcelonës që e zgjodhi atë për të zëvendësuar të dëmtuarin Ter Stegen të paktën deri në qershor.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
