Calhanoglu: Çerekfinalja e kthimit ndaj Bayernit nuk do të jetë si shëtitje

Interi ka marrë një fitore të artë në “Allianz Arena”, duke mposhtur 2-1 Bayernin në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League.
Një sukses që iu jep avantazh të rëndësishëm zikaltërve përpara ndeshjes së kthimit, e cila do të luhet më 16 prill në “San Siro”.
Gjermanët goditën edhe një shtyllë me Harry Kane, por në minutën e 38-të ishte Lautaro Martinez që realizoi me një goditje të jashtme të mrekullueshme, pas asistit me thembër nga Thuram.
Në fundin e pjesës së dytë, Muller barazoi përkohësisht rezultatin në minutën e 85-të, por vetëm tri minuta më vonë, Frattesi riktheu epërsinë për Interin.
Pas ndeshjes, Hakan Calhanoglu foli për “Inter TV”, duke vlerësuar paraqitjen dhe mentalitetin e skuadrës së tij: “E dinim që Bayerni është një skuadër shumë e fortë, me shumë cilësi, por erdhëm këtu me kokën lart, pa u dorëzuar.
Në pjesën e parë kemi luajtur shumë mirë, krijuam shumë raste. Në pjesën e dytë ritmi ra disi, por në fund e rëndësishme ishte fitorja, të cilën e arritëm.
Minutat e fundit ishin të mrekullueshme, nuk është kurrë e lehtë të fitosh këtu. I përgëzoj djemtë për reagimin pas ndeshjes zhgënjyese me Parmën.
Tani mendojmë për ndeshjen e kthimit, e cila nuk do të jetë kurrsesi shëtitje. Jemi të karikuar, edhe pse e dimë që nuk do të jetë i thjeshtë kualifikimi në gjysmëfinale. Sidoqoftë, me këtë shpirt mund t’ia dalim”.
Për “San Siron” dhe atmosferën që i pret në çerekfinalen e kthimit: “Do të jetë një atmosferë shumë e nxehtë, me tifozët tanë që do të na mbështesin fuqishëm.
Mezi po presim për ta luajtur ndeshjen e dytë, sepse duam të ecim përpara në këtë kompeticion”.
Për ngarkesën fizike dhe motivimin: “Luajmë shumë, është e vërtetë, por kjo na mban në ritëm. Për mua është edhe më mirë kështu.
Ka shumë sakrifica, sidomos në aspektin mendor, por gjithçka e përballojmë bashkë. Jemi mirë si grup, fakti që kalojmë shumë kohë së bashku na ndihmon jashtëzakonisht”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


