Champions League, ISIS kërcënon të sulmojë stadiumet në ndeshjet e çerekfinaleve: Vritini të gjithë

ISIS ka kërcënuar se do të sulmojë katër stadiumet që do të presin ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Fondacioni Al Azaim, organizata mediatike përgjegjëse për përhapjen e mesazheve të Shtetit Islamik, publikoi një imazh të një posteri që kërcënonte Parc des Princes, Santiago Bernabeu, stadiumin Metropolitan dhe Emirates, me mesazhin: “Vritini të gjithë”, shkruan TG.COM.
Kërcënimi nga ISIS erdhi pasi media e lidhur me ISIS-in, Sarh al-Khilafah, publikoi një imazh më 30 mars në të cilën bën thirrje për sulme ndaj tifozëve që ishin në Allianz Arena në Mynih për të parë ndeshjen midis Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.
Qeveria e Madridit, raporton shtypi sportiv spanjoll, ka aktivizuar procedurat e sigurisë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve të kësaj jave në kryeqytetin spanjoll.
Të dyja ndeshjet, Real Madrid-Manchester City dhe Atletico-Borussia Dortmund, janë konsideruar me rrezikshmëri të lartë nga Komisioni Kundër Dhunës dhe do të kenë praninë e mbi 3000 anëtarëve të forcave të sigurisë.
Pothuajse 8,000 tifozë të Manchester City dhe Borussia Dortmund priten në kryeqytetin spanjoll.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

