Conference League/ Egnatia mposht 0-1 Vikingur në Islandë, Dabjani bën të 'harrohet' Alen Sherri

Kampionët e Shqipërisë në futboll, Egnatia ia doli të fitonte 0-1 në Islandën e largët kundër Vikingur. Dueli vlente për ndeshjen e parë në turin e dytë të Conference League, me rrogozhinasit që sigurojnë një avantazh të rëndësishëm për në ndeshjen e kthimit, e cila luhet më 1 gusht në "Loro Boriçi" të Shkodrës.
Goli që i dha suksesin të besuarve të Edlir Tetovës u shënua nga Xhoel në minutën e 33-të të takimit. Paçka se vetëm pak ditë më parë shitën Ibrahimoglu te Konyaspor dhe Alen Sherrin te Cagliari, si dhe me mungesën e Zejnullait të pezulluar, Egnatia siguroi suksesin.
Një rol kyç në fitoren e kampionëve të Shqipërisë kishte edhe portieri Ilir Dobjani, që në debutimin e tij në Kupat e Evropës bëri gjashtë pritje deçizive, duke "harruar" largimin e Sherrit.
Të enjten më 1 gusht luhet ndeshja e kthimit në "Loro Boriçi" të Shkodrës, aty ku do vendoset edhe skuadra që kalon më tej.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


