Debutimi zhgënjyes te Ferrari, Hamilton: S’më pëlqejnë komentet kur drejtoj

Debutimi i Luis Hamilton me Ferrarin sigurisht që nuk ishte ashtu, sikurse piloti e imagjinonte. Britaniku u endit vetëm i teti në kualifikuese dhe i dhjeti në Çmimin e Madh të Australisë, pas një gare që u mbajt në një pistë të lagësht.
Hamilton pa dyshim shpresonte për rezultate më të mira, ndoshta ai ëndërroi të përsëriste vendin e tretë në debutimin e tij në F1 me MekLarenin apo vendin e pestë në debutimin e tij si pilot i Mercedesit, përsëri në Melburn. Sigurisht që ndjesia me makinën SF25 duhet të ndërtohet, si dhe mirëkuptimi me ekipin italian gjatë garës, detajet këto të analizuara nga Hamilton.
DETAJI – Shtatë herë kampioni i botës foli për strategjinë, e cila pati një ndikim negativ në garë: “Më thanë se do të hasja një pellgje të shkurtra dhe se pjesa tjetër e pistës do të mbetej e thatë. Kështu që mendova të qëndroja jashtë bokseve për aq kohë sa të ishte e mundur. Por ata nuk më thanë se do të vinte një shi i dytë”, ishte shprehur britaniku.
PËRSHTATJA – Një çështje detajesh, por edhe zakonesh. Luis, në fakt, pranoi se nuk ndihej rehat me sasinë e madhe të informacionit që merrte nga inxhinieri i tij Rikardo Adami: “Zakonisht nuk jam një pilot që i pëlqen të merret me komente të shumta gjatë drejtimit.
Nëse kam nevojë, e pyes vetë. Por Rikardo bëri më të mirën”, deklaroi 40-vjeçari. Me pak fjalë, mirëkuptimi do të rritet si me skuadrën, gjithashtu ehe me makinën: “Nuk u ndjeva veçanërisht i sigurt. Do të bëj disa ndryshime për fundjavën e Kinës”, tha shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, ndërsa me shumë kureshtje pritet nëse do të vijë kthesa që në Shangai.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


