Debutoi ndaj Cremoneses, Spalletti: Juventusi im është rritur, por duhet të përmirësohet

Juventus do të përballet në sfidën e radhës në Serie A me Cremonesen, skuadër më të cilën bëri debutimine tij edhe Luciano Spalletti në pankinën bardhezi kur mori vendin e Igor Tudor.
Tekniku toskan përpara kësaj ndeshjeje vuri në dukje përmirësimet e bëra në skuadrën e tij por duke shtuar se ka ende punë për të bërë.
‘Jemi rritur në shumë aspekte, por kemi ende të tjera gjëra që duhet t’i kapim janë pjesë e futbollit aktual. Në vend që të jenë në plan të dytë apo të tretë, këto gjëra janë bërë thelbësore-tha Spalletti-rifitimi i shpejtë i topit të humbur, përveçse të jep siguri, të lejon gjithashtu edhe të rinisësh aksionin nga vendi ku do ta kishe mbyllur. Të kesh një futbollist që vë skuadrën në kushte për të administruar lojën është si të kesh kryer një dribling, sikur ke kryer një aksion në përfundim të të cilit ke kryer një gjuajtje në portë. Janë shumë gjera këtu që ne i konsiderojmë të rëndësishme sa të tjerat’
Luciano Spalletti nuk ia kurseu elozhet as kolegut të tij te Cremonese, Nicola.
‘Jemi në rrugën e duhur, por duhet të përsërisim vetëm cdo herë-vijoi Spalletti-është problemi që të cojmë skuadrën në gjysmëfushën kundërshtare, duhet të jemi të aftë, të përulur dhe pa frikë. Duhet ta ribëjmë këtë me Cremonesen, kundër një trajneri shumë të aftë që e respektoj në gjithçka. Kur shoh skuadrat e Nicola, të jep përshtypjen se e njeh profesionin, Serie A. E di shumë mirë të shfrytëzojë ato momente të ndeshjes që për të tjerët janë momente normale. Ka bërë mirë në të gjitha skuadrat ku ka punuar kështu që është një rrezik më shumë për skuadrën tonë’
Më pas Spalletti foli edhe për Jonathan David duke shprehur vlerësimin e tij për kanadezin
‘Ndeshja kundër Sassuolos mund t’i injektojë shumë besim David, bëri një ndeshje të madhe-tha Spalletti-në këndvështrimin taktik, krijon hapësira për shokët e skuadrës dhe kjo u pa me golin e Mirettit dhe kuptohet shumë mirë me skuadrën, përvecse vrapon shumë, por unë pres të rritet akoma më shumë. A do të luajë? Nesër do t’i besohet përsëri. Merkato? Në disa pozicione jemi të zbuluar, skuadra duhet të plotësohet’.
Po ndodh...
Fundi i liderit tregëtar, Rama!
ide
Ankthi i zbrazëtisë: pse liderët nuk ikin në Shqipëri
Morali im, ligji yt: anatomia e një pushteti pa kufij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

