Derbi i ''çmendurisë'', ''lum'' golash në ''San Siro'', Inter dhe Juventus barazojnë mes spektaklit

Interi dhe Juventusi kanë dhuruar një spektakël të rrallë në “San Siro”, në duelin e mbyllur me shifrat 4-4 mes dy skuadrave që rivalizojnë për titullin kampion në Serinë A.
Sfida nisi e ndezur që në pjesën e parë, pasi Interi kaloi ne avantazh me penalltinë e ZIelinskit, por u përmbys nga golat e Vlahovicc dhe Ueah. Mkhitarian dhe penalltia e dytë e Zielinskit sollën përmbysjen zikaltër para fundit të pjesës së parë që u mbyll me shifrat 3-2.
Në fraksionin e dytë të lojës, Interi gjeti edhe golin e katërt me anë të Dumfirs dhe shpërdoroi disa mundësi për të pestin. Kur nuk shënon do ta pësosh dhe kjo u vërtetua më së miri pas morisë së rasteve të humbura, kur Jilldiz i futur nga pankina shënoi dy herë radhazi në portën e Zomër, për të vulosur një barazim spektakolar 4-4 mes dy skuadrave.
-
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë
27 Tetor, 20:00 -
-
Show mes 4 golash, Liverpool shmang humbjen ndaj Arsenalit
27 Tetor, 19:45 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




