Derbi Milan-Inter në fundjavë, pritet rekord i ri i të ardhurave në futbollin italian

19 Shtator 2024, 19:20 / SPORT ALFA PRESS

Derbi Milan-Inter në fundjavë, pritet rekord i ri i të ardhurave

E diela në mbrëmje rikthen derbin e Milanos mes Interit dhe Milanit në ‘San Siro’. Stadiumi pritet që të jetë në kapacitet të plotë prej 75.817 tifozësh, ndërsa qindra mijëra të tjerë do e ndjekin ndeshjen nga ekrani.

Ky duel duket se do thyejë rekordin e të ardhurave sa i takon biletave, me mediet tej Adriatikut që kanë bërë një përllogaritje të përafërt.

Sipas mediave italiane derbi shkon drejt një arkëtimi rekord prej 7 milionë eurosh, një shifër që do ta lejonte atë të kapërcejë 6.6 milionë eurot e ndeshjes Inter – Juve në tetor 2019, rekordi aktual absolut në historinë e Serie A.

Pas 4 javëve të para të Serie A, Inter pozicionohet në vendin e tretë me 2 fitore dhe 2 barazime, ndërsa nga ana tjetër rivalët kuqezi ndodhen në mesin e tabelës teksa kanë regjistruar dy barazime, 1 fitore dhe 1 humbje.

 

Po ndodh...