Derbi me Tiranën, një mungesë dhe një dilemë për Partizanin

Partizani pas fitores në gjysmëfinale me Egnatia tashmë gjithë fokusin e ka kthyer te derbi me Tiranën. Të kuqtë do të luajnë ditën e nesërme me bardheblutë në “Arenën Kombëtare”, ora 20:00 në një duel mjaft delikat dhe të luftuar.
“Demat” vijnë pas një jave të ngarkuar, teksa ekipi pavarësisht kësaj ka vazhduar intensivisht përgatitjet për ndeshjen me rivëlet e përjetshëm. Skënder Gega ka filluar të përgatitë “kurthin” për Tiranën e Bledi Shkëmbit.
Altin Bytyçi do të jetë mungesa e madhe për tropojanin, i cili duhet të bëjë llogaritë pa mbrojtësin. Ish-i i Kukësit ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe në këto kushte nuk do të mund të luajë ndaj bardhebluve.
Ndërkohë nga ana tjetër vazhdon të ketë shqetësime David Atanaskovski. Ky i fundit po shfaq probleme dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë deri para derbi.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


