E bujshme/ Flamurtari përjashton kapitenin Lorenc Trashi, dyshohet se shkaktoi qëllimisht penalltinë ndaj Bylisit

21 Mars 2026, 22:14 / SPORT ALFA PRESS

E bujshme/ Flamurtari përjashton kapitenin Lorenc Trashi, dyshohet se

Një lajm i bujshëm vjen nga Vlora. Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi pas përfundimit të ndeshjes me Bylisin e fituar nga kjo e fundit, ka përjashtuar kapitenin e skuadrës Lorenc Trashi.

Mësohet se shkaku është pikërisht penalltia e shkaktuar nga Trashi në minutën e 97 të ndeshjes, që dyshohet se është shkaktuar qëllimisht nga kapiteni i vlonjatëve dhe që në fund solli edhe disfatën e skuadrës bregdetare që nuk është kapërdirë nga Idrizi.

Mësohet gjithashtu se ky vendim i presidentit të Flamurtarit erdhi pas protestëve të tifozëve pranë stadiumit Flamurtari.

 

 

Po ndodh...

ide