
E pabesueshme/ Skandali me legjendën bullgare të futbollit, skuadrat mbajnë zi në fushë… ai i shikon ‘live’ nga shtëpia: Ju betohem s’kam vdekur...

Plaku Petko ndërpret punën sepse ndeshja është gati të fillojë. Arda Karzha i tij, i pesti në divizionin e parë bullgar, përballet me Levski Sofjen që renditet e dyta. Le të themi “e tij” sepse me atë fanellë, Gançev, ish-sulmues, ka shënuar 120 gola. Ishte një ylli i klubit. Sapo shkel në shtëpi, sheh dy skuadrat të rreshtuara në mesfushë, në një moment të heshtur. “Kush vdiq?” e pyet gruan që ishte e zbehtë. “Ti, Petko. Aty televizioni sapo tha se ke vdekur. Por a je i sigurt që je gjallë?”
Pastaj në celularin e Gançevit të gjorë fillon të bjerë zilja dhe nuk ndalet kurrë. Miqtë, të afërmit, gazetarët… Ai duhet t’ua përsërisë të gjithëve: «Ju betohem, unë jam gjallë, unë jetoj!”.
Edhe priftit që troket në derë: “Jo, nuk nevojiten shërbesa!”
Petko fik celularin e tij dhe kënaqet me lojën. Arda e tij barazon 1-1. Klubi i Karzhalit, i tronditur, kërkoi falje për gafën, duke i uruar Gançev “shumë vite të tjera shëndet dhe kënaqësi”. Ish-sulmuesi kapi telekomandën dhe e ktheu në fillim ndeshjen. Sapo mbaroi minuta e heshtjes, e mbështeti kokën në kolltuk, mbylli sy dhe shijoi shpërthimin e duartrokitjeve. Ashtu si dikur kur shënonte gola.
Një ujëvarë dashurie. Tani jo vetëm që nuk ndihej i vdekur, por ai ndihej sërish i ri. Dhe me atë simfoni lamtumire që i dëgjuan veshët, Petkov Gançev hyn në historinë e futbollit: është lojtari i parë që përjetoi minutën e heshtjes për vdekjen e tij.

ide

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!


Erion Veliaj, kryeredaktori nga qelia
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128