
Empoli nuk reziston, Kolo Muani rikthen Juventusin te fitorja! Ismajli lë fushën i dëmtuar


Juventus është rikthyer te fitorja pasi ka mundur në shtëpi 4-1 Empoli-n. Bardhezinjtë e filluan shumë keq ndeshjen, ku u gjendën në avantazh pas 4 minutash lojë.
Ishte pikërisht ish-lojtari i Juventusit, tani i huazuar tek Empoli, Mattia De Sciglio, që dërgoi topin me kokë në rrjetë në minutën e katërt pas goditjes nga këndi.
Pjesa e parë u mbyll në shifrat 0-1 për miqtë. Përmbysja e madhe erdhi në pjesën e dytë, në 3 minuta, falë Kolo Muani. Goli i barazimit erdhi në minutën e 62′, ku francezi tregoi aftësitë e tij sulmuese më së miri, duke dërguar topin në rrjetë.
Pas dy minutash, Muani shënoi edhe golin e avantazhit, pas devijimit të goditjes së Thuram dhe topi përfundoi në rrjetë.
Muani ka shënuar 3 gola në dy ndeshje për Juventus-in, duke e filluar më së miri aventurën e tij te bardhezinjtë. Në minutën e 85′, Empoli mbetet me 10 lojtarë, pasi Maleh merr kartonn e dytë të verdhë. Në minutën e 90′, ishte Dusan Vlahovic që dërgoi topin në rrjetë me një gol spektakolar.
Në minutat shtesë pati kohë dhe për golin e katërt të realizuar nga Francisco Conceicao pas super pasimit të Thuram.
Pas kësaj fitoreje, Juventus renditet në vendin e katërt me 40 pikë, ndërsa Empoli në vendin e 17-të me 21 pikë. Ndërkohë, Ardian Ismajli la fushën i dëmtuar në minutën 58′, orët në vijim do mësohet shkalla e dëmtimit të mbrojtësit kuqezi.

ide

Politika e tranzicionit nuk gjen forcë të përgëzojë SPAK-un


Pas Veliajt, a do të vijë radha e Edi Ramës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128