
Emri i ri në listën e Kombëtares kuqezi, ja kush është Juljan Shehu

Juljan Shehu ishte emri surprizë në listën e Kombëtares për ndeshjet kundër Anglisë dhe Andorrës.
Mesfushori filloi karrierën e tij profesionale me Kastriotin, ku gjatë sezonit 2018-2019 shënoi 4 gola në 31 ndeshje. Pasi spikati atje, ai u transferua te Laçi ku qëndroi për 3 sezone, 2019-2022. Shehu luajti 98 ndeshje dhe shënoi 9 gola gjatë tre sezoneve me kurbinasit. Ai formoi treshen më të mirë të Superiores para 4 sezoneve së bashku me Regi Lushkja dhe Ardit Deliu.
Në 2022-shin u transferua në Poloni te skuadra e Uidzeu Lodz, ku ka bërë 54 paraqitje deri më tani. Mesfushori pësoi një dëmtim në fund të nëntorit 2024, gjatë sezonit të tij të dytë me klubin polak, por tashmë është rikthyer në formën e tij dhe trajneri Silvinjo ka vendosur ti besojë. Gjithashtu Shehu ka përfaqësuar Shqipërinë në nivelin U21, duke bërë 8 paraqitje në vitin 2019.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128