
Euro 2024/ Nis ceremonia, Shqipëria gati të njohë kundërshtarët në aktivitetin e verës së ardhshme

Shqipëria mban frymën sot pasi në Hamburg të Gjermanisë hidhet shorti për fazën finale të Europianit 2024. Kuqezinjtë do të mësojnë tre kundërshtarët që do të kenë në grup, sipas vazove përkatëse që janë ndarë në përfundim të kualifikueseve.
Deri tani janë përcaktuar 20 skuadra nga ndeshjet eliminatore, Gjermania që është kualifikuar automatikisht si vend organizator dhe tri vendet e fundit do të vendosen nëpërmjet fazës “playoff” që do të mbahet në mars 2024. Ekipi i Silvinjos pasi mbaroi ndeshjet kualifikuese në vendin e parë, është pozicionuar në vazon e dytë, bashkë me kombëtaret e Danimarkës, Hungarisë, Turqisë, Rumanisë dhe Austrisë, me të cilat nuk mund të përballemi në fazën e grupeve.
Në vazon e parë janë: Gjermania, Anglia, Franca, Spanja, Belgjika dhe Portugalia. Në të tretën: Holanda, Skocia, Sllovenia, Sllovakia, Kroacia dhe Çekia. Ndërsa në vazon e katërt: Italia, Serbia dhe Zvicra deri tani, si edhe tri vendet e “playoff”-it.
-
Sneijder bën parashikimet për Euro 2024: Surpriza do jetë Shqipëria
2 Dhjetor, 17:47

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128