''Nuk mund të thuhet regjimi u tmerrua''/ Salianji: Protestat e PD-së dështim!

20 Prill 2026, 22:44 / POLITIKË ALFA PRESS

''Nuk mund të thuhet regjimi u tmerrua''/ Salianji:

Ervin Salianji ka folur këtë të hënë, në lidhje me garën në PD me Sali Berishën dhe për protestën e 17 prillit.

I ftuar në “Studio24”, Salianji deklaroi se protesta e 17 prillit dështoi pasi nuk mblodhi shumë njerëz. Për të Berisha tani është kthyer në një pengesë për opozitën dhe duhet ndryshuar gjuha e komunikimit, pasi nuk mund të thuhet më se Rama u tmerrua.

Për të, PD është në një gjendje më të dobët se 4 vite më parë.

Nga ana përmbajtësore nuk sjell asnjë të re. Protesta është e domosdoshme. Pritshmëritë e ngritura nga Berisha ia ulin vlerën. Qoftë nga gjuha që Rama nuk do jetë më këtë javë më, kilometri i fundit, edhe gjuha më pas një gjuhë e tejkaluar dhe që dëmton opozitën. Nuk mund të thuhet që regjimi u tmerrua dhe Rama nuk po dijë ku të shkojë.

Duhet një gjuhë e re komunikimi. Berisha ka kontributet e veta, por tani është i pamjaftueshëm, bile tani është i dëmshëm. Duhet shpejtësi e madhe, duhet përballje e fortë. Kemi 13 vite dhe jemi shumë më dobët se më parë. Të gjithë elementët që kanë të bëjnë me deformimin e vullnetit të zgjedhësve janë njësoj si n 2021, dhe 2025. Gabim me zgjedhjen e kandidatëve për deputet. Një prej arsyeve pse protesta ishte dobët në pjesëmarrje, janë shmangur njerëzit në struktura që kanë kontribut. Aq njerëz PD i mbledh në një qytet. Duhej një strategji e re absolute.

Berisha tha Rama nuk mi vjedh zgjedhjet, e copëtoj Ramën. Vendosi një nen, nenin Basha që të hiqeshin elementët është apo jo farsë. Nëse PD as zgjedhjeve nuk është forcë qeverisëse kryetari i partisë e humbet funksionin. Nga pikëpamja legale Berisha nuk është më kryetar që nga 11 maji”,- ka deklaruar Salianji.

Po ndodh...

ide