Festë te Tirana, triumfi i Egnatias u dhuron bardhebluve 325 mijë euro

Triumfi i Egnatias me rezultatin 0-1 në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Kukësit, ka gëzuar edhe Tiranën, që ka arritur të sigurojë kështu një “biletë” për në arenën Europiane që përkthehet në 325 mijë euro automatikisht në klub ( shuma që përfitohet në turin e parë të Conference League).
Pra bardheblutë tashmë falë këtij verdikti kanë të sigurt 325 mijë euro nga pjesmarrja Europiane, teksa kjo shifër mund të dyfishohet në varësi të ecurisë në Europë. Edhe pse u renditën në vendin e pestë, bardheblutë e Erbin Fagu, falë edhe dënimit të Skënderbeut do të kenë shansin e artë për t’u përfaqësuar në Ligën e Konferencës.
Për sa i përket Kukësin, ky tashmë mund të quhet me plot gojë, një sezon për t’u harruar, që u shoqërua me rënien nga kategoria dhe në edicionin e ardhshëm verilindorët do të militojnë në Kategorinë e Parë.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
Koherenca qesharake e opozitës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

