Finalja e Superiores/ Shiten 6 mijë bileta dy ditë para ndeshjes Partizani-Egnatia, ja detajet për tifozët

Partizani-Egnatia është finalja e këtij sezonin në Kategorinë Superiore dhe luhet të dielën më datë 26 maj në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”.
“Panorama Sport” mëson edhe mbi interesin e kësaj finaleje nga ana e tifozëve. Deri dje pasdite janë shitur rreth 6000 bileta në sektorët e të dyja skuadrave, teksa nga e shtuna pritet që interesi nga ana e tifozëve të kuq pritet të rritet ndjeshëm. Këta të fundit pritet të bëjnë “maxhorancën” në “Air Albania”. FSHF-ja, si organizatore e ndeshjeve të “Final 4” ka përcaktuar edhe ndarjen e tribunave për tifozët në finalen e madhe të 26 majit, Partizani-Egnatia.
Në sektorin N do të vendosen tifozët e Partizanit, ndërsa sektori S është i rezervuar për tifozët e Egnatias. Në tribunën kryesor, sektorët W101, W102 dhe W103 janë në dispozicion të tifozëve të Partizanit, ndërsa në sektorët W 105, W106 dhe W107 do të vendosen tifozët e Egnatias. Të gjitha tribunat e tjera në stadiumin “Air Albania” do të jenë në dispozicion të tifozëve të dyja skuadrave dhe për të gjithë futbolldashësit e kampionatit shqiptar. Biletat për finalen e madhe të 26 majit Partizani-Egnatia mund të blihen “online” në “ebileta.al”, si edhe në pikat fizike pranë stadiumit “Air Albania” dhe stadiumit “Selman Stërmasi” në fashën orare 10:00-18:00. Çmimet e biletave nisin nga 1 mijë lekë të reja pas portave dhe shkojnë deri në 10 mijë lekë të reja në sektorin VIP më të privilegjuar.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



