Fiorentina siguron finalen e Ligës së Konferencës, mposht Club Brugge

Fiorentina ka shkuar për të dytin vit radhazi në finalen e Ligës së Konferencës, ku këtë radhë do të tentojë të bëjë më mirë se në edicionin e kaluar ku u mund nga West Ham.
Skuadra italiane kaloi me vështirësi në gjysmëfinale Club Brugge, në një sfidë që i buzëqeshi vetëm në minutat e fundit të saj.
Pas fitores 2-3 në sfidën e parë në Itali, Fiorentina kishte një avantazh minimal për duelin e dytë në Belgjikë.
Por ai u zhduk kur Vanaken gjeti golin për skuadrën belge që në minutën e 20 të sfidës. Kjo bëri që Fiorentina të hidhej me shumë forca në sulm dhe të kërkonte me çdo kusht barazimin.
Ajo shpërdori shuëm raste që krijoi, edhe pse dominoi takimin. U desh një penallti e transformuar saktësisht nga Beltran në minutën e 85-të, që skuadra italiane të barazonte shifrat dhe merrte epërsinë në golavarazhin e përgjithshëm të duelit, duke siguruar kështu kalimin në finale për të dytin vit radhazi.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

