Flamurtari fiton 1-2 kundër Kukësit në udhëtim, renditja në Kategorinë e Parë

17 Shtator 2024, 18:31 / SPORT ALFA PRESS

Flamurtari fiton 1-2 kundër Kukësit në udhëtim, renditja

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri mbylli këtë të martë raundin e katërt. Në Kukës, vendasit e Emiljano Çelës u mposhtën 1-2 nga Flamurtari. Ishin miqtë ata që gjetën avantazhin në minutën e 24-t me Oshafin, para se Beshiraj të barazonte dhe t'i dërgonte skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-1.

Me të nisur fraksoni i dytë, vlonjatët treguan se janë pretendentë për Superligën dhe shënuan një supergol me Bangaly. Në fund goli i dha tri pikë miqve nga Vlora, teksa Kukësi ndodhet në fundin e ftohtë.

Kujtojmë se këtë raund Besa fitoi 3-0 kundër Kastriotit dhe vijon të qëndrojë në krye me pikë të plota. Ndërkohë që Lushnja fitoi derbin kundër Apolonisë në Fier.

Kukësi 1-2 Flamurtari (Beshiraj 39'/ Oshafi 24', Bangaly 48')

Rezultatet dhe renditja e Kategorisë së Parë:

Flamurtari fiton 1-2 kundër Kukësit në udhëtim, renditja

 

Po ndodh...