
Flamurtari rikthehet në elitën e futbollit shqiptar

21 Prill 2025, 08:01 / SPORT
Flamurtari i Vlorës është ngjitur zyrtarisht në Kategorinë Superiore, duke i dhënë fund qëndrimit në Kategorinë e Parë. Kuqezinjtë siguruan rikthimin mes më të mirëve pas një fitoreje të rëndësishme në transfertë ndaj Vorës, skuadrës kampione të këtij sezoni.
Heroi i takimit ishte Ememe, i cili realizoi golin e vetëm që i dha tre pikët Flamurtarit dhe vulosi ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar.
Ndërkohë, skuadrat Besa, Burreli, Pogradeci dhe Apolonia do të përballen në fazën “play-off”, për të përcaktuar ekipin që do të sfidojë vendin e 8-të të Kategorisë Superiore për një vend në sezonin e ardhshëm.
Nga ana tjetër, dy skuadra do të përshëndeten me Kategorinë e Parë: Valbona dhe Erzeni kanë rënë zyrtarisht në Kategorinë e Dytë.
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128