Franca shkëlqen në basketboll, triumfon ndaj Gjermanisë dhe “fluturon” në finale
9 Gusht 2024, 00:10 / SPORT

Franca është kualifikuar për në finalen e madhe të basketbollit në Lojërat Olimpike. Vendasit shkëlqyen në Paris, duke eleminuar Gjermaninë, një kombëtare pretendente.
Francezët fituan 73-69, në një sfidë spektakolare, plot emocione dhe ritëm.
Pas rezultatit 25-18 në favor të gjermanëve në periodën e parë, erdhi përmbysja në vijim, me rezultatet 15-8 dhe 23-17.
Franca synon medaljen e artë, pas një ecurie mjaft pozitive. Lojërat Olimpike kanë filluar me 26 korrik dhe do të mbyllen me 11 gusht.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

