Holanda vuan por kualifikohet, Turqia largohet nga Europiani me kokën lart
6 Korrik 2024, 22:58 / SPORT

Holanda është skuadra e fundit gjysmëfinaliste e Euro 2024, teksa ka mposhtur me përmbysje 2-1 Turqinë në një sfidë tepër të luftuar në “Olympiastadion” të Berlinit.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e papritur, 1-0 për Turqinë. Në minutën e 36-të pas një krosi në zonë Aykadin gjuan saktë me kokë, duke kaluar turqit në avantazh.
Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë, teksa në të dytën, në minutën e 70-të Holanda barazon me mbrojtësin De Vrij. “Tulipanët” marrin zemër nga ky gol dhe arrijnë të përmbysin rezultatin, me Gakpo që shënon për 2-1 në të 76’.
Turqia pati disa raste për barazim, por ishte e pafat. Holanda pret kështu biletën e gjysmëfinales, ku do të përballet me Anglinë.
-
Befason Turqia, e mbyll pjesën e parë në avantazh ndaj Holandës
6 Korrik, 21:54
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
Nga Bato Kosova
ide
Shkëlqimi dhe rënia e shokut Edi
Nga Demush Shasha
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Nga Azgan Haklaj
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
Nga Veton Surroi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
