I huazuar te Espanyol, “Mundo Deportivo” konfirmon të ardhmen e Kumbullës

20 Janar 2025, 16:20 / SPORT ALFA PRESS

I huazuar te Espanyol, “Mundo Deportivo” konfirmon të ardhmen e
Espanyol nuk do të blejë Marash Kumbullën. Sipas asaj që shkruan Mundo Deportivo, mbrojtësi shqiptar do të rikthehet te Roma me 30 qershor, periudhë në të cilën i përfundon huazimi.

Te Espanyol janë të kënaqur me paraqitjet e Kumbullës, por sipas asaj që bëhet e ditur, nuk janë kushtet e favorshme për shfrytëzimin e të drejtës së blerjes së kartonit.

24-vjeçari në këtë edicion të La Liga luajti 18 ndeshje, në shumicën prej tyre si titullar. Madje, ai ka shënuar edhe një gol, ndaj Mallorcës.

 

Po ndodh...