I kërkoi autograf Messit, arbitri pezullohet për 6 muaj
27 Shkurt 2025, 19:49 / SPORT

Arbitri Ortiz Nava është pezulluar për gjashtë muaj nga futbolli, sepse i kërkoi një autograf Leo Messit në fund të ndeshjes.
Meksikani iu afrua sulmuesit të Inter Miami, në përfundim të ndeshjes së parë ndaj Kansas Sitit, e vlefshme për Champions League të Konfederatës së Amerikës Veriore dhe Qendrore.
Pamja u kap nga kamerat që transmetonin ndeshjen, ndërsa edhe zyrtarët e Kansas City-it e denoncuan ngjarjen.
Edhe pse u mbrojt duke deklaruar se autografin e kërkoi për një anëtar të familjes me nevoja speciale, në fund arbitri e pranoi pezullimin 6-mujor.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

