Iku nga Roma për t’iu bashkuar Sassuolos/ Reagon Marash Kumbulla! Mesazhi i futbollistit shqiptar për klubin italian dhe tifozët

1 Shkurt 2024, 15:11 / SPORT ALFA PRESS

Iku nga Roma për t’iu bashkuar Sassuolos/ Reagon Marash Kumbulla!

Futbollisti shqiptar, Marash Kumbulla ka reaguar pas nënshkrimit të kontratës me klubin e serisë A, Sassuolo.

Në një postim në rrjetet sociale, Kumbulla falenderoi klubin e Romës për “emocionet që më keni bërë të ndjej”, duke shtuar se “nuk do t’i harroj kurrë”.

“Faleminderit Roma, faleminderit për mënyrën se si më keni pritur dhe për emocionet që më keni bërë të ndjej: sigurisht që nuk do t’i harroj kurrë.

I uroj klubit dhe të gjithë tifozëve të tij fantastikë një fund të mirë të sezonit, fat të mirë!”, shkroi Marash Kumbulla.

Qendërmbrojtësi shqiptar është blerë në formë huazimi nga AS Roma deri më 30 qershor 2024.

Ai do të jetë pjesë e  klubit italian ku bën pjesë edhe shoku i tij Nedim Bajrami.

 

 

Po ndodh...

ide