
Ish-sulmuesi i Napolit zbulon se futbollisti që meriton Topin e Artë është...

German Denis mendon se Lautaro Martinez këtë vit meriton të fitojë trofeun e Topit të Artë më shumë se kushdo tjetër.
Ish-sulmuesi i Napolit dhe Atalantës është i sigurt se argjentinasi i ka arritur të gjitha synimet që mund të kishte për sezonin e kaluar ose për vitin kalendarik 2024 në total.
Lautaro Martinez ndihmoi Interin për të fituar titullin e 20-të në sezonin e kaluar me 24 gola në 33 ndeshje kampionati. Ai ishte kryegolashënues i Serie A.
Performancat e tij kanë qenë mbresëlënëse edhe me kombëtaren e Argjentinës. Ai ka 5 gola në 6 ndeshjet e Kupës së Amerikës, fituar në finale kundër Kolumbisë, ndaj së cilës ai gjithashtu shënoi.
“Këtë sezon, Lautaro Martinez meriton Topin e Artë më shumë se kushdo tjetër. Ai ka shënuar shumë gola dhe i ka arritur të gjitha objektivat personale”, ka thënë Denis.

Pse të gjithë në PD janë në garë për 'bustin' e Berishës?
ide


Analizë gjaku PD-së

Zegjineja nga fshati dhe Kryeministri nga Kryeqyteti!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128