
Italia bëhet gati për revolucionin e madh në futboll, i kërkon leje FIFA-s për të testuar VAR-in me kërkesë

Federata Italiane e Futbollit po bëhet gati të provojë një revolucion të rëndësishëm në futboll. Mediat italiane kanë mësuar se ajo ka kërkuar leje nga FIFA që të nisë testimin e VAR-it me kërkesë. Do të eksperimentohet fillimisht në Serinë C, në Serinë A për femra dhe në Serinë D.
I ashtuquajturi Football Video Support, është sistemi i cili e kthen VAR-in tashmë në përdorim të skuadrave. Edhe ata do të kenë mundësinë të shohin aksionin e përsëritur për ngjarje të veçanta dhe t’i kërkojnë gjyqtarit rishikimin e vendimit apo vendimmarrje për diçka që ai e ka anashkaluar dhe nuk është sinjalizuar nga VAR-i.
Nuk do të ketë më shumë se dy ndërhyrje për ndeshje nga skuadrat, por nuk do të llogariten ato raste ku gjyqtari ndryshon vendimin pas kërkesës nga pankina.
Sipas rregullores, parashikohet që ai të përdoret vetëm për raste specifike që janë: shënimi apo jo i një goli, dhënia apo jo e një penalltie, largimi me karton të kuq direkt apo edhe gabim i identitetit.
Federata Italiane ka dërguar shkresën zyrtare në FIFA dhe pret miratimin e këtij testimi. që e kanë kërkuar vazhdimisht klubet italiane të Serisë A.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128