Italia “qan” Champions League, asnjë ekip në çerekfinale, Spanja rikthehet fuqishëm

Një vit më parë, Italia festonte në këtë fazë të Champions League, me Serie A që përfaqësohej me 3 ekipe nga 4 në çerekfinale. Për një moment, tifozët “azzurr” ëndërruan se futbolli italian ishte rikthyer sërish në nivele të larta, por festa nuk zgjati shumë.
Këtë vit, Inter ishte ekipi i fundit italian që largohet nga Champions League, ekipi më i mirë italian eliminohet nga ekipi i katërt në La Liga.
Spanja rikthehet edhe një herë fuqishëm në Champions League, me tre ekipe në fazën çerekfinale, Real Madrid, Atletico dhe Barcelona. Një rënie të ndjeshme ka pësuar futbolli anglez, edhe këtë sezon, Premier League përfaqësohet me dy ekipet, Man.City dhe Arsenal. Me dy ekipet përfaqësohet edhe Bundesliga, Bayern Munich dhe Dortmund. Kompleton kuadratin PSG, ekipi i vetëm francez.

Italia lau duart me Champions League, por të paktën shpresojnë të bëjnë mirë në Europa Leauge, trofe që nuk e kanë fituar kurrë që kur ka marrë këtë emër. Në turneun e dytë për nga rëndësia në Evropë, Serie A përfaqësohet me tre ekipe, Milan, Roma dhe Atalanta.
-
-
-
Aksident me vdekje në Shijak, makina përplas këmbësorin
14 Mars, 10:08 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




