Prangosja e kreut të ARRSH/ Urdhër arresti edhe për një biznesmen. Emri

14 Mars 2024, 09:56 / AKTUALITET ALFA PRESS

Prangosja e kreut të ARRSH/ Urdhër arresti edhe për një

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberi u lakua ditën e djeshme për dhënie dorëheqjeje, teksa arrestimi i tij ka ndodhur orët e mbrëmjes së kaluar me kërkesë të SPAK. 

Të paktën 3 urdhër arreste me burg mes të cilëve edhe biznesmeni Valter Begaj, janë firmosur nga GJKKO me kërkesë të organit të proçedurës pasi ky i fundit ka zbardhur disa paligjshmëri.

Atij i janë gjetur dhe sekuestruar në banesë edhe shuma parash e sendesh me vlerë.

SPAK nisi javët e fundit hetim ndaj Berberit, për çështjen e shitjes së një kompanie në vitin 2018, dhe dyshohet për transferim fiktiv  me qëllim që të shmangte konfliktin e interesit, pasi do të emërohej si këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Emri i tij është lakuar dhe denoncuar edhe sa i takon ushtrimit të detyrës.

 

Po ndodh...

ide